Maqedonia ditë e më shumë ka ajër të ndotur, kurse Qeveria e LSD-së ende nuk ka dalur me masa kundër ndotjes.A duhet njerëz që të vdesin që të dalin me masa konkrete, thuhet sot në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, transmeton Zhurnal.

“Kaluan 6 muaj që LSD-ja vetëm premton, dhe nuk ka ndërmarrë asgjë që të zvogëlohet ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë.Përgjegjësia kryesore dhe të gjitha institicuionet të cilat duhet të reagojnë janë në duart e LSD-së.Ndërmarrja e ndonjë mase është më se e nevojshme tani.Stop populizmit, dhe premtimeve të rrejshme. Në pyetje është shëndeti i mijëra qytetarëve.Në vend të populizmit të lirë dhe angazhimet deklarative patjetër është veprimi i shpejtë.Para gjithash Qeveria, por edhe Shilegov dhe kryetarët e mbetur tjerë të LSD-së duhet që të marrin masa për ajër më të pastër”.

“Prej ajrit të ndotur është rënduar gjendja shëndetësore e personave kronik, kurse spitalet janë mbushur me qytetarë të cilët kanë probleme me frymarrjen.LSD-ja tregoi se nuk angazhohet as për ambientin por as edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.Qytetarët dëshmuan që LSD-ja nuk qëndron në fjalë dhe nuk i përmbush premtimet e dhëna” thonë nga VMRO-DPMNE.