Premtimet zgjedhore të dhëna nga Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov bëhen realitet, përcjell Fol.

Pikërisht njoftimi i djeshëm për punën e administratës së qytetit është dëshmi e kësaj. Prej javës së ardhshme fillon puna me dy ndërrime në barakën numër 16 të komunës.

Orari i punës do të jetë nga ora 07:30 deri në 19:30 me dy pushime, edhe atë nga ora 11:30 deri në orën 12:00 dhe nga ora 14:30 deri në orën 15:00. /Fol/