LSDM të heqë dorë nga platforma e Tiranës dhe realizimi i elementeve që i përmban ajo, ndërsa VMRO-DPMNE do t’u japë mbështetje të formojnë qeveri.

Nëse Zoran Zaev akoma vlerëson se elementet e Platformës së Tiranës duhet pranuar, atëherë që të mos i mashtrojë qytetarët, le të pranojë zgjedhje parlamentare së bashku me lokalet dhe le t’i kyç elementet e platformës në Programin e saj, e përsëritën nga VMRO-DPMNE qëndrimin për dalje nga kriza në vend.

Heshtja e LSDM-së dhe Zaevit lidhur me deklaratat e tilla dhe të ngjashme të dhëna në periudhën e kaluar dhe mosprononcimi kundër platformës së Tiranës, sipas VMRO-DPMNE tregon se “ata janë të gatshëm të udhëheqin qeveri të Tiranës të bazuar në themelet e platformës së formuar prej një shteti të huaj dhe nën diktimin e një kryeministri të huaj”.

“Njeriu i cili pa turp e hapi derën për debat dhe kontestimin e identitetit të Maqedonisë si dhe federalizimin e Republikës së Maqedonisë është i aboluari Zoran Zaev. Debati filloi të realizohet në vepër, theksohet në kumtesën në të cilën shtohet se më pas kanë pasuar “komploti i hapur i federalizimit të Piter Vanhaute dhe kanosja e deputetes shqiptare Mesila Doda se nëse Zaev heq dorë nga platforma, atëherë të gjithë shqiptarët do të angazhohen rreth ëndrrës për Iliridën”