– Pas vendimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për tërheqjen a aktakuzës për rastin “Puç” kanë ardhur reagime të shumta. LSDM e konsideron këtë vendim si vërtetim se pushteti i ka montuar proces gjyqësor kryetarit të tyre ndërsa VMRO-DPMNE është e mendimit se PSP po vepron nën ndikimin e kundërshtarit politik.

“Katica Janeva solli edhe një vendim të turpshëm dhe të palogjikshëm që ta shpëtojë mbrojtësin e saj, Zoran Zaev. PSP-ja është organ partiak e LSDM-së dhe Sorosit. Janeva nuk është prokurore që punon e pavarur dhe në përputhje me ligjin, por sipas urdhrave të Zoran Zaev dhe të huajve. Këto tanimë janë fakte që të gjithë i dinë. Prej sot PSP dhe ekipi i saj kanë marrë një rol të ri, ata do të mbrojnë kriminelët në vendin tonë”, deklaroi mes tjerash Veljanovski, përfaqësues i lartë i VMRO-DPMNE-së.

Nga PSP pretendojnë se dy rastet e tjera, “Fortesa” dhe “Shënjestra” do të zbardhin të vërtetën se kush ka përgjuar në Maqedoni në mënyrë të paligjshme./zhurnal