Grupi parlamentar i VMR-DPMNE-së ka ngritur iniciativë për thirrje e një seance urgjente në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të nenit 67 dhe 68 nga rregullorja për punën e Kuvendit, me dy pika të rendit të ditës, Vendim për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe dhe Vendim për shkarkimin e zëvendësministrit për shëndetësi Ilir Hasani, njoftoi deputeti Antonio Milloshovski.
“Pyetja jonë deri te shumica parlamentare dhe deri tek Qeveria është se edhe sa njerëz duhet të digjen të gjallë si pacientë që të sillet përgjegjësi politike dhe objektive për një tragjedi e cila vjen si rezultat i papërgjegjësisë së pushtetit”, tha Milloshovski.