Gjatë këtij viti do të kemi shumë sfida. Do të kemi zgjedhje lokale dhe besoj se me përkrahjen dhe angazhimin tuaj të përbashkët në këto zgjedhje lokale do të arrijmë sukses të përbashkët që do të na bëj më të dinjitetshëm, sukses që do të na trasoj ardhmërinë për gjeneratat e ardhshme, Sukses që do të dëshmojë se në Kërçovë ne jemi ata që do të ndërtojmë ardhmërinë e fëmijve tanë“. Ishin fjalët që u thanë nga eksponent të partisë së Gruevskit në qytetin e Kërçovës, ku pavarësisht fokusimit të tyre në krijimin e qeverisë së re ata ngjashëm i japin rrëndësi edhe peshë fitores së Komunës së Kërçovës në zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen në javën e parë të majit  – 2017. Ky mobilizim i strukturave të  Gruevskit kur nga zgjedhjet lokale na ndajnë   rreth tre muaj flet për gjithçka se rëndësia e fitores së Kërçovës për këtë parti ende është prioritet i politikave strategjike të kësaj force politike e cila pavarësisht situatës kritike në të cilën ndodhet vendi ajo po gjen forcën për të mobilizuar me kohë strukturat e veta  që betejën e rradhës për Kërçovën ta shëndroj në fitore.

 Por nëse pala tjetër ka  filluar mobilizimin për zgjedhjet lokale të muajit maj, cili ëshë realiteti që paraqet klasa jonë politike në këtë situatë.  Qytetarët debatojnë flasin shprehin shqetësimet e tyre, ndërsa subjektet politike që kanë përgjegjësi kryesore ende heshtin. Duke patur në konsideratë se beteja e para katër viteve nuk ishte e lehtë dhe duke pasur parasysh se pas ndryshimit të skenës politike shqiptare edhe në nivel  vendor e cila ka ndryshuar strukturën e saj elektorale pas zgjedhjeve të fundit , mendimi që sundon te shumica e qytetarëve se koha është në limitet e saja të fundit dhe se organizimi duhet të fillojë sa më shpejtë. Argumenti i vetëm që mund të arsyetojë deridiku këtë heshtje është pritja e krijimit të qeverisë së re e cila natyrshëm do të ketë edhe ndikimin e saj në ripozicionimin  e vendimeve për zgjedhjet lokale. Por nëse gjykimi vjen duke pasur për bazë se strukturat lokale kanë ndryshuar edhe në Kërçovë, atëherë mendimi që dominon nëse organizimi duhet filluar sa më shpejtë për faktin se kjo situatë dikton marrjen në konsideratë  të subjekteve opozitare dhe në veçanti subjektit Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhjet e fundit ka pasur për bazë mbështetjen e fituar.  Vërejmë se tanimë janë krijuar balance tjera të shifrave të cilat nga BDI duhet të merren  në konsideratë duke i trajtuar të gjitha palët si partner në këtë betejë pa harruar këtu faktorin vendimtarë që është mërgata jonë, pa të cilët fitorja është e pamundur.