Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski ka njoftuar sot se ende nuk ka asnjë përgjigje nga pushteti për mbajtjen eventuale të takimit të liderëve pas thirrjes që dje publikisht bëri lideri i tyre, Hristijan Mickoski.

“Deri në momentin kur mbahet kjo konferencë shtypi nuk ka asnjë komunikim të pranojë pushteti takim liderësh, siç përmendi edhe dje kryetari dhe është e domosdoshme kjo që po ndodhë në shtet. Pasi e gjithë situata ekonomike, politike, shëndetësore, në plan të jashtëm është shumë me rëndësi, ndërsa siç shohim gjithçka shkon në drejtim të gabuar. Prandaj i inkurajojmë edhe njëherë, edhe pse publikisht tregojnë se janë arrogantë, konsiderojmë se duhet të inkurajohen dhe të pranojnë takim liderësh ku do të flitet hapur për të gjitha çështjet, përfshirë edhe njoftimin e publikut për gjitha çështjet”, tha Arsovski.

Sipas tij, funksionarët qeveritar të cilët negociojnë me Bullgarinë, veçmas Dimitrovi fokusohen në gjuhën maqedonase.

“Nëse i shohim deklaratat, konkretisht të Nikolla Dimitrovit i cili më parë ishte ministër për Punë të Jashtme, por edhe të ministrit të tashëm të Jashtëm, fokusohen në gjuhën maqedonase. Ku është këtu historia dhe identiteti, askund nuk i përmendin. Seriozisht duhet të dalin dhe opinionit t’i përgjigjen për gjitha këto çështje që janë vendosur si ultimatum nga pushteti në Bullgari, por edhe cilat janë linjat e tyre të kuqe. Për VMRO-DPMNE-në lidhur me vijat e kuqe, pasi fokusohen në një pikë dhe askund nuk i përmendin identitetin dhe historinë, apo nuk garantojnë se me këtë marrëveshje do të mbrohen, ja do ta pyesja konkretisht z. Dimitrov pasi babai i tij është i lindur para vitit 1945 a thua ai do të pranojë që babai i tij të mos jetë maqedonas, pasi tani jeton në Maqedoni deklarohet si maqedonas, por me marrëveshjen siç mund të shohim se fokusohen vetëm në gjuhën, a thua z. Dimitrov mund të pranojë që babai i tij mund të jetë diçka tjetër, përveç maqedonas”, ka thënë Arsovski.

Identiteti jonë tha ai bazohet në ngjarjet para vitit 1945, kur populli maqedonas ka luftuar për shtet të pavarur.

“Për këto çështje duhet të flasë qeveria e Republikës së Maqedonisë ku do t’u kumtojë publikisht qytetarëve të gjitha pozicionet dhe gjithë asaj që negociohet dhe dakordohet për marrëveshjen që duhet të nënshkruhet mes dy shteteve”, shton Arsovski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje ka ftuar publikisht liderët e partive relevante politike në vend në takim të ri liderësh ku përveç bisedimeve me Bullgarinë do të diskutohej edhe për regjistrimin, ekonominë dhe arsimin.