“Paaftësia e qeverisë së LSD dhe e Zaevit filluan të konsumojnë dhe jetë njerëzish. Në këtë pikë më së paku që mund të bëjnë është që Ministrin Taravari të japë dorëheqjen së bashku me ekipin e tij “, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia fajësojnë se për shkak të neglizhencës së ministrit të shëndetësisë, Taravari, vdiqën dy persona të moshës 47 dhe 23 vieçare.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë të dinë se po përhapet një sëmundje vdekjeprurëse në të gjithë vendin, kështu që të paktën të mund të mbrohen vetë kur nuk i mbron qeveria e cila e ka detyrim. Qytetarët gjithashtu kanë të drejtë të dinë se në rrezik jete janë edhe 6 persona të cilët për momentin janë në klinikën infektive.

Përgjegjësia e drejtpërdrejtë për këtë bie mbi ministrin e shëndetësisë, Taravari, sepse shkaku i mos pasjes së diagnozës, shkaktari tjetër nga i cili ndruan jetë dy persona, kurse 6 të tjerë janë në rrezik jete është edhe mospasja e reagentit në institutin për shëndetësi publike, kurse përsëri shkak për mundësinë e rreziqeve të mëdha dhe përhapjes së mëtejme të kësaj sëmundjeje është fakti se nuk i kanë vendosur në karantinë, kurse kanë qenë të obliguar që të vendosin.

Koha është që Ministri i Shëndetësisë të fillojnë të punojnë për të mirën e qytetarëve, e jo kohën e tij ta kalojë duke mbajtur takime të ndryshme me ambasadorët”, qëndron në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.