Sot në vendlindjen e tij në Livadhi të Strugës rreth orës 11:00 lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sëbashku me bashkëshorten e tij ka kryer obligimin qytetarë dhe kushtetues, njofton Fol.

“Natyrisht si të gjithë qytetarët e tjerë unë sot dola votova në vendlindjen time. Apeli im është që qytetarët të dalin të vendosin për fatin e tyre, për ardhmërin e tyre, andaj unë ju bëj apel që të dalin sa më tepër në numër të votojnë, të shprehin verdiktin e tyre. Kjo ditë është e rëndësishme për vet faktin që njëherë e përgjithmonë të bëhet shkëputja e një të vjetre nga e vjetra dhe do të nisim një të re, prandaj e shoh të rëndësishme. NATO-ja dhe BE-ja është më tepër demokraci, më tepër liri, më tepër mendim i lirë, më pak procese të monturara politike, më shumë shtet të së drejtës, më pak drejtësi me dy standarte, më shumë drejtësi për të gjithë, më tepër zhvillim ekonomik, më tepër vende të reja pune, është ndalja e migrimit e cila përditë po e mbyt këtë shoqëri duke i parë shtëpitë që po na ikin, do të ketë më shumë nxënës nesër se sa kemi sot nëpër klasa. Andaj këto janë argumente të majftueshme se pse është e rëndësishme kjo ditë dhe pse njerzit duhet të dalin dhe të votojnë”, – deklaroi Sela në një pronocim pas votimit./Fol/