Volkswagen do ta zgjerojë gamën e modeleve të reja në përpjekje për të forcuar prezencën e tyre në tregjet botërore automobilistike.
Duke folur në panairin e veturave në Pekin, shefi i shitjeve dhe marketingut të VW-së, Jurgen Stackmann. ka thënë se suksesi i VW në Kinë përbën gjysmën e shitjeve vjetore dhe ka luajtur një rol të madh në vendimin e kompanisë për të zgjeruar gamën e modeleve.
“Ka një qëndrim të ri në Volkswagen, ne jemi duke u bërë më autoritativë” la thënë Stackmann.
Versioni karavan i modelit Arteon është një shembull i kësaj, i cili do të arrijë në vitin e ardhshëm e me motor me gjashtë cilindra.
Stackman gjithashtu ka thënë se rritja e vargut të SUV-ve: “është një fushë që Volkswagen dëshiron të eksplorojmë”.