Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të jenë sërish mysafirët më të padëshiruar për serbët. Meqë në të kaluarën dyshja shumë herë ua kanë ngrirë buzëqeshjen, falë golave e paraqitjeve të mira, pikërisht ndaj kombëtares së tyre, serbët akoma vjellin vrer për ta.

Kësaj radhe Zvicra nuk do të ketë punë me Serbinë (të cilën e dominoi dy herët e fundit). Kundërshtar i kombëtares helvete do jetë Bjellorusia e cila do të luajë në Novi Sad ndeshjen vendase.

Kjo përballje do të jetë e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2024”. Pos Bjellorusisë e Zvicrës, në grupin “I” janë edhe Rumania, Izraeli dhe Andorra.