ar xheni

Dy moderatoret e Top Channel të cilat njihen për miqësinë e ngushtë, nuk lënë rast pa u ngacmuar me njëra-tjetrën.

Shakatë mes Arbanës e Xhemit duket se tërheqin fansa të shumtë, që duan t’i vijnë pas avazit oreksit të vajzave.

Janë të shpeshta batutat me nënkuptime që ato të dyja shkëmbejnë në rrjetet sociale, por rasti më i fundit, duket se ka përfshirë në lojë edhe trashëgimtaren, Lori Hoxha.

Pavarësisht se ngacmimi i Xhemit i drejtohet Arbanës (“kur dikush të shef tortën…”, shkruan ajo), mbajtësja e sheqerëve “Lori Caffe”, mund të jetë vënë me kast në foto, nëse përpiqemi të kuptojmë; çfarë kërkon ai objekt në hapsirën personale në tavolinë, përpara prezantueses?!  

Në fakt, miqësia e mamave të ekranit me vajzën 22-vjeçare, pronare e Top Channel është përfolur për një krisje. Ndoshta me këtë pozë, ato duan të kujtojnë kohët e vjetra, kur bënin shaka.