Më pak se një muaj ka ngelur nga dasma madhështore e çiftit të njohur Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku.

Këngëtarja dhe showmeni i njohur do t’i japin fund beqarisë së tyre më datë 1 shtator 2017.

Deri më tani dyshja kanë mbajtur sekret detajet e ceremonisë, duke zbuluar vetëm faktin se do të jetë diçka e madhe dhe me shumë të ftuar VIP.

Mirëpo, kompania së cilës i janë besuar ftesat, kanë prezantuar edhe dizajnin e ftesave të ceremonisë martesore.

Duket se është bërë një zgjedhje me elegancë dhe e menduar gjatë! Ftesat janë vendosura të jenë klasike të bardha me inicialet e dyshes në ngjyrë shampanjë.

Ditët në vazhdim do të bëjnë të ditura detajet e reja nga një prej dasmave më të shumëpritura të vitit në showbizin shqiptar.