Ish deputeti i cili ka qëndruar më shumë në këtë post Xhevat Ademi vazhdon të jetë në listë për deputet edhe kësaj radhe, dhe mund të hyjë në “librin Guinness”.

Nuk dihet ende pse Xhevat Ademi është i paprekshëm dhe i privilegjuar në BDI dhe vazhdon të qëndrojë gjithnjë në listë për deputet ku edhe shanset për tu rizgjedhur i ka 99,99%. Xhevat Ademi siç është shprehur edhe vet ai nga selia e BDI-së dhe shtëpia e tij në vijë ajrore është 500 metër  ndoshta kjo e bën që të qëndrojë në listë lartë e më lartë.

Ai vite me radhë është emëruar nga dega e Zhelinës, pasi Reçica vendbanimi i tij asnjëherë nuk e kanë propozuar për deputet sepse siç shprehen disa banorë është bërë i mërzitshëm duke u bërë deputet dhe asgjë nuk ka bërë për banorët.

Por historia do të shkruajë një gjë të sigurt se Xhevat Ademi është shqiptari që ka qëndruar më  gjatë deputet në Maqedoni dhe pa bërë asgjë për shqiptarët.