Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka pritur në zyrën e tij, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connel.
Ymeri në profilin e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi me ambasadorin britanik me mbishkrimin  “Nga takimi i sotëm me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connel, me të cilin diskutuam rreth situatës politike në Kosovë”, ka shkruar Ymeri.