Kryeministri Zoran Zaev, ka shprehur keqardhje që intervista e tij për BGNES ka shkaktuar emocione negative, për të cilat thotë se i kupton.

“Askush nuk i ka pyetur bullgarët në referendum, që sot të gjithë Bullgarinë ta kualifikojmë si fashiste”, tha Zaev, duke i arsyetuar qëndrimet e tij nga intervista e djeshme.

Ai tha se edhe në Maqedoni ka pasur bashkëpunëtor të okupatorëve.

“”Në të njëjtën kohë, unë kam detyrim ndaj qytetarëve maqedonas të inkurajoj lëvizjen drejt një zgjidhjeje. Ne duhet të përballemi me ato çështje të historisë dhe të zhvillojmë aftësinë për falje. Kombet evropiane kanë rënë dakord të mos harrojnë, por të falin njëri-tjetrin”, tha Zaev.

Ai thotë se në vitin 1948, u ftohën marrëdhëniet në mes Jugosllavisë së atëhershme dhe Bullgarisë dhe ka ekzistuar perde e hekurt.

Zaev deklaroi se historinë e përbashkët me Bullgarinë e sheh në atë se, në të kaluarën ka pasur njerëz që janë ndjerë edhe si maqedonas edhe si bullgar.

Ndërsa për pjesën e heqjes së pllakave në të cilat shkruhej “okupatori fashist bullgar”, thotë se ajo është bërë në pajtim me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë.