Në çdo njësi zgjedhore LSDM do të shkojë me dy bartës liste – burrë dhe grua, paralajmëruan sot kryetaeri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska në konferencën për shtyp me temë Barazia gjinore, në selinë e partisë.

“Do të kemi dy bartës liste, që të dy paralelisht do ta mbulojnë terrenin. Kjo është një cilësi e re, përveç numrit prej 50 për qind të grave do të kemi nga një bartëse liste grua dhe nga një bartës liste burrë.

Zaev paralajmëroi se krahas tij, edhe zëvendëskryetarja partiake Radmilla Shekerinska do të jetë bartëse e listës për deputetë.

“Sot e vazhdojmë procedurën rreth listave të deputetëve, koordinohemi me partnerët e koalicionit. Mund të kumtoj se unë dhe Radmilla Shekerinska do të jemi bartës liste, ndërsa për të tjerat t’i presim organet të vendosin”, tha Zaev, duke shtuar se në listat e deputetëve do të shihet vazhdimësi, por, siç theksoi, do të ketë e figura të reja.

Shekerinska theksoi se për herë të parë sollën marrëveshje politike paraprakisht, se në çdo njësi zgjedhore do të dalin si tandem, si kombinim i burrit kandidat edhe një grua kandidate, apo grua kandidate dhe burrë kandidat.

“Me këtë dëshirojmë jo vetëm vizualisht, por edhe politikisht ta dërgojmë porosinë se për t’u ndryshuar shteti për më mirë, nevojiten të gjithë dhe se në atë mënyrë u dërgojmë porosi edhe vajzave dhe djemve – se ky është realiteti i ri i cili do të na sjellë cilësi të re. Më parë dukej se ky është vetëm simbol, megjithatë simbolet në politikë do të thonë edhe përmbajtje tjetër. Edhe në Kuvend ne pamë pas shumë viteve kritikë të sistemit të kuotave, se kuotat nuk janë vetëm numra, por se ato sjellin edhe një lloj të ri të debatit në Kuvend. Edhe tema të cilat imponohen, ndërkaq gjatë kohë ishin harruar në Kuvend. Kështu që do të kemi shumë bartës dhe bartëse liste, pa dallim nëse dikush është në vend të parë apo të dytë, mendoj se këtu të gjithë treguam se pozitat nuk janë më të rëndësishmet për ne – se më me rëndësi për ne është ajo që do ta ndryshojmë”, nënvizoi Shekerinska.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në selinë e LSDM-së, Zaev dhe Shekerinska paraprakisht i prezantuan masat që janë ndërmarrë gjatë tre viteve të shkuara për barazi të plotë gjinore në vend.

“E kemi numrin më të madh të grave në Parlament, edhe në funksione në pushtetin ekzekutiv. Fuqimisht jemi të përkushtuar në politika të barazisë së plotë gjinore.E miratuam Ligjin për ndërprerje të shtatzanisë, e ratifikuam Konventën e Stambollit, duke e përforcuar luftën kundër dhunës në familje…”, deklaruan Zaev dhe Shekerinska, duke i prezantuar masat e reja në atë drejtim, nëse fitojnë në zgjedhje.

Zaev, në atë kontekst, tha se është i sigurt se partia e tij do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare më 12 prill.

“Më parë kishte rrezik, por tani jam i sigurt se do të fitojmë në zgjedhje”, deklaroi Zaev në konferencën për shtyp në selinë e LSDM-së.