Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Nikolla Gruevski, duke iu bërë thirrje qytetarëve që mos të bien pre e provokimeve. Zaev ka shkruar se koha e Gruevskit ka mbaruar.
“Të mos lejojmë asnjë provokim nga askush, veçanërisht nga ai që për 10 vjet e ka bërë rrëmujë Maqedoninë. Koha e Gruevskit ka mbaruar. Institucionet duhet t’a bëjnë punën e tyre sipas ligjit dhe kushtetutës. Nuk varet kush do t’a formojë qeverinë nga vendimet e KSHZ-së dhe Gjykatës Administrative”, shkruan mes tjerash kreu i LSDM-së Zoran Zaev