Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetarja Radmilla Shekerinska dhe sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski, sot u takua me të dërguarin special gjerman për Maqedoni, Johanes Hajndël, i shoqëruar nga ambasadorja e Gjermanisë Kristine Althauzer.

“Qëndrimi është i përbashkët se nuk ka kohë për humbje dhe se është e domosdoshme një zgjidhje e shpejtë për krizën politike, dhe ajo është precizimi i hapave konkrete për plotësimin e të dy kushteve kyçe për zgjedhje të drejta të shpejta dhe demokratike në Maqedoni dhe organizimi i zbatimit të zgjedhjeve të lira sipas Marrëveshjes nga Përzhina”, shkruan në kumtesën e LSDM-së.

Zaev ka theksuar se edhe për Listën zgjedhore edhe për mediat është e mundshme një marrëveshje në ditët e ardhshme, nëse për atë ekziston vullneti politik, pasi, thuhet në kumtesë, në tryezë janë hapat konkrete teknike që duhet të bëhen, dhe të cilat duhet të mos mvaren nga partitë politike.

Në takim, kumtoi LSDM-ja, është konstatuar se Republika e Maqedonisë ka filluar ti ndjej konsekuencat e para nga prolongimi i krizës politike dhe se të gjitha palët duhet ta tregojnë iniciativën e nevojshme për çështjet e hapura, dhe me atë edhe vullnetiin për zgjedhje të parakohshme parlamentare.