Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se partia e tyre do të pranojë të shkojë në bisedimet e radhës në Vjenë nëse presidenti Gjorgje Ivanov tërheq vendimin për falje dhe nëse Parlamenti mblidhet dhe anulon datën e zgjedhjeve.

“Për LSDM-në duhet të plotësohen dy kushte. E para Ivanov ti tërheq vendimin për abolim dhe e dyta,  të mblidhet kuvendi dhe të tërheq vendimin për zgjedhje”, tha kreu i opozitës Zoran Zaev, sipas të cilit poqëse ekziston vullnet nga ana e gruevskit, këto dy kushte mund të plotësohen për më pakë se dy orë. Për këtë vendim të tij Zaev u shpreh se i ka njkioftuar të gjithë ata për të cilët ka vlersuar se duhet të njoftohen, përfshi edhe iniciatorët e këtij takimi.

Zaev u shpreh se protestat janë të organizuara nga qytetarët dhe se ai mbështet të njëjtat, por apelon që ato të jenë të qeta.

“Protestat janë të organizuar nga qytetarët ne i mbështesim. Apelojmë tek qytetarët që ti mbështesin këto protesta dhe ata duhet të rriten. Jam krenarë me atë që po e bëjnë qytetarët. Protestat e di se do të shtrihen edhe në qytetet tjera dhe se numri i protestuesve dita ditës po rritet gjithnjë e më shumë”.