Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev menjëherë pas nënskrimit të Protokollit për pranimin e vendit në NATO, përmes një postimi në Facebook ka uruar qytetarët duke theksuar se kjo është një ditë e madhe, ditë historike për të gjithë qytetarët tanë.

Zaev tha se sot, aleanca më e madhe e sigurisë në botë, NATO, na tha mirë se vini. Sot u ulëm krah për krah me aleatët tanë, në të njëjtën tryezë, në të njëjtën Aleancë.

“Jemi të lumtur, dhe duhet që të jemi të lumtur, sepse siguruam stabilitet afatgjatë për vendin tonë. Siguruam siguri dhe paqe. Progresi dhe zhvillimi tani janë të pandalshëm. Brezat tanë dhe fëmijët e brezave tanë do të jetojnë më mirë, në vendin edhe në rajonin që rrezatojnë shpresë. Urime, duhet të jemi krenarë”, shkroi kryeministri Zaev në profilin e tij në Facebook.