Zaev për Remenskin: Nëse dyshohet në “Reket”, largohet nga paritia

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ende nuk ka informacione të sakta në lidhje me hetimin e ri të paralajmëruar nga Prokuroria Publike, ku thuhet se rastit “Reketi” i shtohen edhe katër të dyshuar. Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me përfshirjen e Frosina Remenskit në hetim si e dyshuar, Zaev tha se në rast se kjo konfirmohet ajo do të largohet nga partia.

“Kur ndonjë person dyshohet, akuzohet ose diçka të ngjashme, atëherë do të zbatojmë masat e sanksioneve, që do të thotë largimin e përkohshëm të atij personi deri sa të dëshmon pafajësinë. Dyert janë të hapura gjithmonë për secilin“-theksoi mes tjerash Zaev.

Ndryshe, Prokuroria do të nis hetim të ri mbi rastin “Reketi”, ku në mesin e katër të dyshuarve të ri mendohet se është edhe nënkryetarja e Kuvendit, njëherë edhe kryetare nderi e Aleancës Ndërkombëtare, Frosina Remenski, zëvendës kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare Jasna Mandiç si dhe babai i tashmë të akuzuarit Bojan Jovanovskit – Boki 13, Mile Jovanovski./Alsat

SHPËRNDAJE