Deri sa vazhdon dita e nxehtë në kuvendin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese, deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri u shpreh se sdo të ketë amnesti për VMRO-në e nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e shtriu dorën e pajtimit duke thënë se i fal për 27 prillin.

“Jam i gatshëm të fal për 27 prillin, iu zgjas dorën për falje, e di që kjo ka çmim dhe jam i gatshëm që ta paguaj këtë çmim vetëm për të ardhmen e Maqedonisë dhe brezave të rinj” u shpreh sot kryeministri Zaev

Deputeti Zekiri duke treguar se bën diçka si deputet tha se sdo të ketë amnesti.

“Mickoski nuk do të mund të ikë nga vullneti i popullit. Amnisti nuk do të ketë! Maqedonia do të jetë shtet i BE-së dhe NATO-s. Derisa VMRO-DPMNE-së dhe Mickoski do të vazhdojnë me sjellje destruktive, e vetmja dalje janë zgjedhjet parlamentare që do të organizohen menjëherë, në të cilat qytetarët do të vendosin për ardhmërinë në BE dhe NATO”, është Zekiri.

Ndryshe nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakoshme. /TS/