Më shumë se gjysmë ore, avioni me të cilin po fluturonte kryeministri Zoran Zaev dhe një pjesë e delegacionit të qeverisë që po ktheheshin nga samiti ekonomik në Davos të Zvicrës nuk ishte në gjendje të ateroj në Aeroportin e Shkupit për shkak të borës së madhe dhe motit të ligë.

Piloti disa herë pa sukses ka tentuar të zbres në Aeroportin e Shkupit por sipas gjitha gjasave u dha urdhër që ulja të bëhet në Aeroportin e Sofjes në Bullgari.

Zaev tashmë duheshte të ishte në selinë e LSDM-së, ku partia pritet të diskutoj për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.