blero_1466508158-4346586

Bashkë janë në lidhje vetëm që një vit por Blero dhe Afrona Dika kanë shumë për të treguar.

Kjo për faktin se çifti bashkë ka shëtitur gjithandej duke pasur destinacion madje edhe Meksikën e largët.

Por, në nisjen e sezonit veror, Blero ka shkuar pa të dashurën në Turqi.

Kjo për faktin se drejt bregdetit turk ai ka marrë rrugë vetëm me bashkëpunëtorët e afërt dhe ekipin e produksionit Asha ku do të konkretizojnë projekte të reja muzikore të cilat ai i ka paralajmëruar si bomba.

Në këtë mënyrë, Blero po vazhdon traditën e klipeve verore të realizuara në Turqi.

Megjithatë, disa ditë në plazh me Afronën nuk do mungojnë pasiqë siç mësohet, Santorini i Greqisë do jetë së shpejti destinacion i çiftit

Këngëtari ka bërë chekinin dhe në bazë të tij shihet se është në Antalya Belek në hotelin “Calista Luxury Resort”, kurse Teuta  është fare pranë Bleros në hotelin “Regnum Carya”.

Tjera burime të Telegrafit mësojnë se Blero po qëndron në Turqi për xhirimet e klipit bashkë me miqt e tij dhe produksionin që po e realizon klipin dhe jo për pushime.

Rastësi e çuditshme mund të quhet kjo. Blero dhe Teuta kanë së bashku një vajzë, kurse Teuta tash është në pritje të fëmijut të dytë por jo me Bleron. Ajo është martuar me Adonisin.