Big Brother po bëhet spektakli më i ndjekur i shqiptarëve që pa filluar.

 

Kjo është sigurisht një arritje për produksionin, madje dhe kur mësohet ndonjë informacion që nuk është në përputhje me rregullat e tij.

Po flitet për skemën e re, praninë e çifteve, rregullat e reja, shtëpinë, por edhe për një banor të veçantë që mendohet që do të jetë pjesë. Është pikërisht një qytetar serb i cili deklaroi para pak ditësh që po shkonte në audicionet e Big Brother.

Burime për “Bluetooth” bëjnë me dije se shtetasi serb ka një partnere shqiptare dhe nëse ai bëhet pjesë, do të jetë së bashku me partneren e tij shqiptare. Megjithatë është e pamundur të mësosh nga organizatorët nëse realisht kjo dyshe është pranuar si banore e “Big Brother 9”.

 

Nëse ndodh kështu, padyshim kjo do të jetë përzgjedhja më speciale nga organizatorët, pasi të gjithë janë shumë kuriozë sesi një shqiptare funksionon me një serb dhe nga ana tjetër si do të përshtaten me pjesën tjetër të shtëpisë. Kujtojmë që serbi që prej ndërrimit të viteve, është në Shqipëri, duke postuar video të tij nga Sheshi Nënë Tereza ku dhe përshkruante atmosferën, gjithashtu një tjetër video e tregonte teksa po shkonte për të bërë audicionin e “Big Brother”.

Do të na duhet të presim marsin për të marrë veshë nëse ky çift do të hyjë në garë për çmimin e madh e një prej spektakleve më të ndjekura në Shqipëri.

Konkurrenti serb që pritet të jetë pjesë e Big Brother Albania 9