Aktualisht nuk është befasi të kuptoni se qeveria ju spiunon. Me ndihmën e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera, si celulari juaj, qeveria mund t’i lexojë informacionet tuaja si të ishin një gazetë që e mban nën tavolinë.

Por, cila qeveri ose agjenci është duke jua spiunuar celularin? Në mënyrë që ta gjeni këtë informacion, gjëja e parë që duhet ta bëni është të shkoni tek cilësimet e celularit dhe ta gjeni “Status” ose “About Device”.

Sigurohuni që për këtë proces e keni të fikur wireless-in. Sapo të jeni aty, duhet ta gjeni IP-në e celularit tuaj.

cell-phone-status_1479674752-7420725

Sapo ta keni gjetur IP-në e celularit, tani mund ta hapni një shfletues (qoftë në celular ose laptop) dhe të shkoni në Who.is

Sapo të keni hyrë në këtë ueb-faqe, mund ta bëni një kërkim për IP adresën e celularit tuaj në hapësirën e kërkimit në krye të saj. Shkruajeni adresën IP në hapësirën e kërkimit në Who.is dhe pritni rezultatet.

who-is_1479674777-1722407

Nga aty, ju mund të shihni pothuajse gjithçka rreth rrjetit të celularit tuaj dhe operatorit. Siç mund ta shihni në foton më lartë, celulari i përdorur për këtë proces si shembull është duke u monitoruar nga DoD (Departamenti i Mbrojtjes) Network Information Center.