Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri ka akuzuar VMRO-DPMNE-së se derdh lot krokodili për shqiptarët, ndërsa shtoi se VMRO-DPMNE në shumë raste ka ofenduar shqiptarët. AI tha se në grupin parlamentar të kësaj partie ka kriminel që ka bërë krime ndaj shqiptarëve dhe deputet që kanë kërkuar dhoma gazi për shqiptarët. “Unë ende skam folur në KUvend. Ju 10 editë derdhni lotë krokodili dhe dëshironi të tregoni se sa i keni respektuar shqiptarët. Në Kuvend kemi deputet kriminel lufte, Johan Tarçullovski, ja sa i respektoni shqiptarët, Antonio Milloshoski dhe Vllado Gjorçev që kërkonin dhoma gazi për shqiptarët, ju dëgjuam në bomba si porositnit dënime për Sopotin. E dëgjuam ministren tuaj si i ofendon shqiptarët indijan. Mjaft më manipuluat dhe gënjeni se i keni dashur shqiptarët”, tha deputeti Zeqiri.