Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në një debat në TV24 theksoi: “Po mendoj që të dorëzojë kërkesë për ndërrimin e Talat Xhaferit nga posti i kryetarit të Kuvendit.”

Pas kësaj, ka reaguar në debat deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski duke thënë se do të përkrahë interpelancën e tillë nëse do të ngritet ndaj Xhaferit nga ana e LSDM. Zekiri ka shkuar më tej duke theksuar se Xhaferi duhet sa më shpejt të vetëdijësohet se çfarë po bën si kryetar i Kuvendit, duke mos çuar inate personale, sidomos lidhur me procedurat për imunitetin e Trajko Veljanovskit dhe kundërshtimin e ministres së drejtësisë, Renata Deskoska për Specialen.