Ka më shumë mënyra që Marrëveshja e Prespës në të ardhmen të anulohet, deklaroi kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova në debatin e parë televiziv me dy kandidatët e tjerë Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka. Por, ajo shtoi se përderi sa emri i ri është kushtetues, ajo do ta zbatojë atë.

Kuptohet, sepse për momentin ai është bërë pjesë e Kushtetutës. Megjithatë, ka dallime në zbatim. Unë do t’i respektoj mbishkrimet me emrin e shtetit, të institucioneve të cilat brenda natës u bënë “kombëtare” por nuk e dimë se çfarë do të thotë ajo “kombëtare”. Po, do ta zbatoj, megjithatë, personalisht si individ do ta shmang”-tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për president.

Anulimi i marrëveshjes sipas saj mund të bëhet në emër të respektimit të të drejtave të njeriut duke ngritur iniciativa në gjykatën ndërkombëtare. Sa i takon marrjes së datës për negociata për anëtarësim në BE, për kandidatin Blerim Reka, rol të rëndësishëm luan sundimi i shtetit ligjor.

Nëse dikush nga ndërkombëtarët thotë se si mund t’u besojmë se ju mund të jeni vend anëtare e BE-së nëse para ardhmërisë së vendit për ju është shumë e rëndësishme e ardhmja dhe ikja nga përgjegjësi penale dhe nga burgu e politikanëve? Nëse me pazare politike ne duam ta dëmtojnë Prokurorinë Speciale Publike, nuk ka asgjë jo vetëm nga shteti i së drejtës por as nga kriteri politik i Kopenhagës”-pohoi Blerim Reka, kandidat për president.

Kandidati i mështetur nga partitë në pushtet Stevo Pendarovski vlerëson se nuk ka shkelje ligjore në angazhimin e anëtarëve të pushtetit në fushatën e tij

Nuk ekziston pengesë ligjore në zgjedhjet presidenciale që jashtë orarit të tyre të punës të marrin pjesë në fushatë kryeministri dhe ministrat. Mund të flasim për aspektin etik të fushatave dhe këtu ka hapësirë për debat megjithatë nuk mund të shoh se si ata me vetë pjesëmarrjen e tyre dhe shprehjen e qëndrimeve të tyre politike do të më favorizonin mua në në krahasim me të tjerët nëse nuk i shfrytëzojnë resurset shtetërore në fushatën time dhe kjo deri në këtë moment nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë”-tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Kandidatët për njeriun e parë të shtetit do të përballen edhe dy herë të tjera në debate të ngjashme televizive, mes të cilëve do të jetë edhe debati në Alsat në datën 17 prill./Alsat/