Kryetari i  RDK-së , njëherit edhe deputet i koalicionit Rilindje me BESË, Fadil Zendeli nuk ka qenë në seancën për votimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Zaev.

Derisa bashkëpartiakët e tij ishin në seancë dhe votuan të përmbajtur, Zendeli nuk ka qenë fare në seancë. Paralajmërimet  se dicka po  ndodh në prag të seancës konstituive , dhe se raportet brenda vetë  koalicionit ishin të tensionuara  dhe me tendencë të percarjes u vërtetuan me mospraninë e z  Fadil Zendeli në aktin e votimit të qeverisë.

 Edhe pse nuk bëhen të ditura arsyet e mospranisë së Zendeli, i cili ende pretendon se udhëheq me fraksionin e RDK dhe shumicën e anëtarëve  pas ndarjes me  Vesel Memedin, që  zyrtarisht posedon vulat dhe dokumentet partiake, por jo edhe anëtarët e RDK-së, mendohet se është pikërisht  mundësia e bashkimit të sërishëm të këtyre dy fraksioneve, me nismën e ish kryetarit dhe themeluesit të  kësaj partie z. Rufi Osmani. Takimet  e shpeshtuara  të kohëve tv fundit që z Osmani ka  zhvilluar   me dy kryetarët e të dy fraksioneve, Fadil Zendelin dhe Vesel Memedin, kanë rezultuar edhe me ftohje të raporteve  brenda të dy koalicioneve si Rilindje me Besë  poashtu edhe Aleanca për Shqiptarët dhe kjo si duket  nga ajo që përflitet nga njerëz të afërt të z. Rufi Osmani mund të ndodh që vetë z. Rufi Osmani të kthehet në krye të partisë ti bashkojë  të dy fraksionet dhe ta kthej RDK-në në forcën kryesore opozitare me tre deputetë dhe me gjasa reale të fitojë komunën e Gostivarit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 15 tetor.

Vlen të theksohet  se  para një jave  deputeti  Fadil Zendeli në një paraqitje publike ishte shumë i interesuar për pjesëmarrje në qeveri dhe   vlerësoi se nuk duhet të ndalen përpjekjet për të formuar Qeveri me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet rehati dhe perspektivë.

Ai në emisionin “Arena”, ka thënë se nuk është moment për të nënçmuar situatën e sigurisë dhe se e vetmja mënyrë për të tejkaluar këtë situatë është që të ketë institucione stabile të cilët do të ballafaqohen me problemet dhe të gjithë do të marin pergjegjësi sepse “Status quo” -ja e tanishme  nuk mund të jetë zgjidhje për  momentin por, nuk është zgjidhje edhe për ditën e nesërme. Kemi status quo, ndoshta edhe këto dy subjekte VMRO dhe BDI ndonjëherë nuk janë të interesuar që situata të ndryshon dhe të krijohen rrethana për krijimin e Qeverisë së re. Në këtë rast partitë politike tjera duhet të angazhohen maksimalisht që sa më shpejt të krijohen institucionet dhe tu ofrohet qytetarëve rahati dhe perspektive” , kishte  thënë deputeti Fadil Zendeli ,megjithëse ky mensim nuk është pritur mirë nga idhtarët e  qëndrimit në opozitë  të lëvizjes  Besa.