Me 62 vota “pro” dhe 12 “kundër” deputeti i pavarur Zeqir Ramçilloviq është zgjedhur nënkryetar i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përzgjedhja është bërë në kuadër të punës së sotme të rendit të ditës të seancës së 116-të, vazhdimin e së cilës kryetari i Kuvendit e caktoi për nesër.