“Duam të kemi zgjidhje të emrit deri në samitin e Natos. Shpresoj se të dy palët do të arrijnë marrëveshje, shohim se deri në këtë moment palët janë të fokusuara që të zgjedin këtë problem dhe të mundësojnë përparim për qytetarët”, ka thënë kështu euroambasadori në vend, Samuel Zhbogar.
Ai thotë se BE fuqishëm e përkrahë Maqedoninë dhe Greqinë që të gjejnë zgjidhje dhe se nuk duan të përfshihen direkt në këtë problem.

“Europa është këtu që të ndihmojë nëse ju duhet ndihmë por problemi i emrit shkon në kuadër të KB-së dhe ashtu duhet të mbetet”, ka thënë Zhbogar.

Euroambasadori thotë se shpreson që një rekomandim i pastër për fillim të bisedimeve për Maqedoninë por për datë vendosin vendet anëtare. Nuk donte të përgjigjet se sa Maqedonia mund të llogarisë në presionin nga vendet anëtare ndaj Greqisë për marrjen e datës, me reforma dhe problemin e emrit deri në një zgjidhje komplete.

“Procedura në të cilën ishte sjellë ligji për gjuhët është punë e institucioneve, unë jam takuar me presidentin Ivanov dhe kryeparlamentarin Xhaferi dhe të dy më kanë thënë të njejtin qëndrim dhe argumentet e tyre. Ligji për gjuhët nuk është me prioritet europian por është ligj nga marrëveshja kornizë e Ohrit. Eurokomisioneri Hahn ka thënë se nuk është pjesë e reformave por e përkrahë këtë ligj”, ka thënë Zhbogar duke shtuar se rekomandimin e shkruan Komisioni Europian e jo vendet anëtare.