Lideri i VMRO-PP, Ljubço Georgievski në profilin e tij të rrjetit social facebook shkruan se negociatat dypalëshe me Greqinë, kanë kontribuar në futjen e Maqedonisë në një kurth diplomatik.

“Ndjej se në negociatat dypalëshe me Greqinë jemi futur në një kurth të madh diplomatik. Sa më shpejtë duhet të kthehemi te Nimetz dhe të kërkojmë që ai të jep propozimet dhe do të ishte më mirë vetë ai t’i udhëheqë negociatat”, shkruan Georgievski.

Negociatat me Greqinë dje ishin temë kryesore në mediat vendore dhe të Greqisë për shkak të vizitës së kreut të diplomacisë greke, Nikos Kotzias në Shkup.