Kosova duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, para se kosovarët të mund të hyjnë pa viza në Bashkimin Evropian, ka deklaruar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ai ka thënë se Kosova ka pritur për një kohë të gjatë, ku mjaft shumë është kërkuar dhe mjaft shumë ka bërë Kosova.

“Do të vazhdojmë të monitorojmë dy gjëra, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe gjëja e dytë që po kërkojmë është që të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi, para datës kur kosovarët do të mund të hynin pa viza në BE, dhe mendojë që kemi pak kohë”, ka thënë Zhbogar në një intervistë për televizionin publik.