Nëse e dëgjojmë me vëmendje ata deklaruan se vetëm 2 përfaqësues të Këshillit opozitar do të kenë fjalim, (asnjë nga partitë politike) kurse karakteri i protestës do të jetë kombëtar dhe apartiak. Ndërsa pas protestës, në mënyre dinake dhe tinëzake, jo vetëm që u tregua egoizmi dhe mendjemadhësia, por u tregua qartazi edhe se qëllimi është shumë i cekët, se ata i trajtojnë shqiptarët vetëm për ”një përdorim”. Të gjithë atyre shqiptarëve që erdhën para qeverisë në protestë apartiake mbarëkombëtare ju servua një fjalimi partiak i kryetarit të Besës Bilall Kasami. Ashtu si ata, që deri dje manipuluan me shqiptarët në emër të gjakut dhe idealit, sot këta mundohen të manipulojnë në emër të Besës. Me këtë veprim përfundimisht edhe njeherë dogjën zërin e shqiptarëve, duke përmbushur misionin e tyre që edhe ata pak shqiptarë të guximshëm që kanë vullnet për të protestuar të heshten, e që pastaj të vazhdojn protestat e përbashkëta me pobratimat e Kimit duke lidhur flamujt ashtu siç i kemi parë të lidhur.

Citojmë konferencën për shtyp para protestës:

kop

“Në konferencën e sotme për shtyp të Këshillit Opozitar, po ashtu është shpalosur edhe itinerari i kësaj proteste. “Marshi protestues do të niset nga parku i Çairit në Shkup në orën 17:30 dhe para orës 18:30 do të ndaloj para Qeverisë. Aty do të lexohet deklarata e protestës dhe do të mbahen vetëm dy fjalime nga dy përfaqësues të Këshillit Opozitar. Këtu përsërisim se protesta është kombëtare shqiptare dhe flamurët dhe simbolet e lejuara në të janë vetëm flamurët shqiptarë dhe asnjë simbol tjetër partiak ose politik. Prandaj, ju ftoj që t’i merrni familjet tuaja, madje edhe fëmijët tuaj dhe të dilni të protestojmë bashkë”, theksoi Alili.”

 Video e plotë e konferencës për shtyp të Këshillit Opozitarë:

 ©fol.mk