“Pas pres konferencës së djeshme të Prokurorisë Speciale u bë e qartë se pa dallim mbi të gjitha, krimi nuk paguhet. E kemi ditur se gjyqësia e korruptuar është ajka e fundit në mbrojtje të regjimit, por është çështje kohe se kur do t`i kthehet shpina Gruevskit”, tha kryetari i Komunës së Qendrës Andrej Zhernovski.

Sipas tij, regjimi po fundoset, ndërkaq në lidhje me zgjedhjet, ai ka theksuar se do të mbahen atëherë kur populli do të vendos.

Për vendimin e mosparaburgimit të të akuzuarve të “Titanikut”, sipas tij, nuk duhet befasuar.

“Anija po fundoset, e vetmja gjë që mund të bëj regjimi është që ta frenoj, por jo edhe ta ndalojë”, ka shtuar Zhernovski.