Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ka komentuar tërheqjen e ministrave dhe funksionarëve të tjerë të BDI-së nga Qeveria.

Ja si përgjigjet Sela:

“Ekziston dilema a eshte larguar BDI nga qeveria apo BDI ka ngel ne qeveri dhe ka larguar disa ministra per ti zevendesuar me ca ministra te tjere. Në qoftë se  e verteta eshte tek dilema e pare atehere ky duhet dhe duheshte te jete minimumi i veprimit politik qe BDI duhej ta kishte bere qe nga momenti kur ne opinion dolen pergjimet e para, nga momenti qe shqiptaret u quajten indian dhe pleme dhe prej dites kur legjitimitetin e tyre e lane ne shtepite e djegura te shqiptareve te Kumanoves. Dhe duhet te jete minimumi i veprimit politik qe duhet te bej tani pas skandalit te diteve te fundit. Në qoftë se  BDI konstaton se pergjimi i fundit eshte shantazh qe sherbimet ia bejne asaj atehere pse BDI duhet te heq ca ministra dhe te vendoj ca ministra te tjere per te mbajtur gjalle pikerisht partine dhe sherbimet te cilat i shantazhonkan ata. Vuajne valle nga sindromi i Stokholmit? Mendoj qe BDI eshte vet shantazhi dhe bashkeautori i gjithë inskenimeve te cilat shqiptareve u jane bere ne kete 15 vjecar. Ne qofte se  eshte e verteta te e dyta qe ka terheq ca ministra per ti zevendesuar me te tjere qe sipas informatave te mia eshte kjo e verteta atehere BDI po ben shtirjen e radhes ne vazhden e shume shtirjeve dhe mashtrimeve qe ua ka servuar shqiptareve . BDI vetem po nderron ministrat dhe nuk po leshon qeverine per rezultat, ata do vazhdojne te mbrojne pikerisht ata qe i pergjojne dhe i shantazhojne” , ka theksuar Ziadin Sela.