Se gjërat nuk janë duke shkuar ashtu siç duhet brenda Frontit Europian e konfirmon edhe vet Zijadin Sela pas publikimit të lajmit nga redaksia e Fol.mk se kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani anuloi aktivitetet e ditës së djeshme në Strugë për shkak të zënkave që kanë ndodh në mes aktivisteve të BDI-së dhe të Ziadin Selës.

Në një status në rrjetin social Facebook ai bën thirrje deri tek aktivistët që të ruajnë qetësinë dhe të mos eskalojë situata.

“Të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave”, shkruan mes tjerash Sela.

Ndryshe dje disa media raportuan se ka patur zënkë në mes të aktivistëve të Zijadin Selës dhe BDI-së.