Nga disa fotografi të postuara në rrjetin social “facebook”, vërrehet se funksionarë të lartë të LR-PDSH-së, si kryetar degësh dhe anëtarë të Kryesisë Qëndrore apo të Kuvendit Qendror janë ish-luftëtarë të UÇK-së.

Gjithashtu në shumë takime që zhvillon lideri i kësaj partie Ziadin Sela, vërrehet prezenca e ish-ushtarëve të cilët edhe publikisht kanë bërë të ditur pakënaqësinë e tyre ndaj partisë në pushtet BDI. Ditën e mërkurë në takimin e realizuar në Shipkovicë, ish-ushtari i UÇK-së shprehu hapur pakënaqësinë ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit i cili ende nuk po realizon të drejtat e ish-ushtarëve, familjeve të dëshmorëve apo invalidëve të luftës.

Nga ana tjetër, kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela është zotuar se në programin e partisë do të vendosen pika të rëndësishme për këtë kategori të veçantë, e cila duhet të mbrohet me ligjet e vendit.

 

12688345_10206120819155734_5325936997014444796_n 12717669_10206120818875727_5451445996547575768_n 12743691_10206120818595720_643483696311578793_n 12745979_10206120818195710_37544264676767243_n