Ziadin Sela, bartës i listës së kandidatëve për deputetë në zonën e gjashtë zgjedhore dhe njëri nga kryetarët e Aleancës për Shqiptarët, sot ka qëndruar në fshatin Sopot. Gjatë vizitës së tij me sopotasit, Sela ka realizuar takim edhe me viktimat e rastit të montuar politik “Sopoti”. Në shtëpinë e Bacës Sulë, i akuzuar për rastin e Sopotit, Sela ka dëgjuar me vëmendje rrëfimet e Sulejman Sulejmanit për vuajtjet gjatë kohës nsë burgosjes, seancave gjyqësore dhe tani që është duke u gjykuar në liri. Në bisedë shumë vëllazërore, sopotasit treguan përjetimet e tyre që nga rasti i shumëpërfolur I Sopotit. Ziadin Sela iu premtoi atyre se vetëm platforma e Aleancës për Shqiptarët do të zgjidh të gjitha rastet e montuara politike ndaj shqiptarëve, duke i liruar të gjithë ato të burgosur pa faj dhe duke i futur në burg ato që i kanë montuar këto raste. “Ne jemi për ndryshim të sistemit. Është sistemi ai që duhet goditur. Dhe këtë e kanë në dorë shqiptarët më 11 Dhjetor”- tha ndër tjerash Ziadin Sela në takim me banorët e Sopotit.

sela-sopot-2 sela-sopot-3 sela-sopot-4

© fol.mk