Në këto momente në Alsat, po zhvillohet debati televiziv në emisionin “200”, ku i ftuar është edh Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët. Për çështjen e regjistrimit të popullsisë, që filloi dhe ngeci kohë më parë, Sela theksoi se ky regjistrim është i patjetërsueshëm për të pasur pasqyrë të saktë rreth popujve që jetojnë në Maqedoni. Sipas tij shqiptarët janë mbi 30%, ndërsa la të kuptohet se është i dyshimtë numri i qytetarëve maqedonas. Sipas Selës, në fletëparaqitjet e regjistrimit të popullsisë, duhet të ketë edhe opcion për regjistrimin e popullit bullgar që jeton në Maqedoni. Sipas kësaj, një pjesë e mirë e maqedonasve do të shkruheshin bullgarë pasi ashtu edhe ndihen. Kjo sipas Selës është edhe njëra ndër shtyllat e BE-së, në politikat për fqinjësi të mirë.