Të gjithë simpatizantët, anëtarët e Aleancës për Shqiptarët, por edhe shqiptarët e zakonshëm do të kenë mundësi ti parashtrojnë pyetje kryetarit të LR-PDSH-së Ziadin Sela I cili sot (e shtunë) do të jetë në një transmetim direkt “online” në të gjitha faqet zyrtare të Aleancës në “facebook”.

Ky transmetim direkt i cili do të zgjasë dy orë respektivisht nga ora 22:00 deri në orën 24:00 bëhet me qëllim që të gjithë ndjekësit e faqeve të rrjeteve sociale të parashtrojnë pyetjet, vërrejtjet dhe synimet e tyre ndaj Aleancës për Shqipëtarët.