Ish ministri Sulejman Rushiti mendon se nacionalistët dallojnë pre ksenofobëve, pasi që, sipas tij, nacionalistët nuk e vjedhin dhe çnderojnë popullin dhe vendin e tyre.

“Ka dallim në mes të nacionalistëve dhe ksenofobëve. Nacionalistët nuk e vjedhin dhe çnderojnë vendin e tyre dhe popullin e vet. Ata e duan kombin e tyre dhe nuk i urrejnë të tjerët, ndërsa ksenofobët i urrejnë të tjerët ndërsa e vjedhin dhe çnderojnë kombin e vet!”, shkroi Sulejman Rushiti në llogarinë e tij në Facebook.