Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sot për herë të parë u shfaq në Kuvend pas të enjtes së përgjakshme ku u rrah brutalisht nga banditë të cilët u futën më 27 prill në Parlament.

Sela për Makfax thotë se ai pret që qeveria e re të jetë reformuese dhe t’i trajtojë të gjithë qytetarët në të njëjtën mënyrë.

Gjithë gjërat që ne presim janë të shënuara në programin Qeveritar. Ne presim që të jetë një qeveri reformatore. Të marrë obligimet dhe t’i realizojë ato që i ka premtuar në fushatën elektorale. Të jetë qeveri e afërt me qytetarët dhe të plotësojë nevojat e qytetarëve”, theksoi Sela.

I pyetur nga gazetari, nëse ai do të kërkojë që t’u merret imuniteti deputetëve që hapën dyert në Kuvend, Sela tha se ata nuk janë kolegë të tij, por kolegë me huliganët që sulmuan deputetë në Kuvend.

“Nuk i kam ato kolegë, pasi ata bashkëpunuan me huliganët. Sigurisht përgjegjësi duhet të kenë të gjithë edhe huliganët, por edhe atë që janë krahë me huliganët dhe që nuk ndryshojnë nga ata”, tha Sela.