Në Perandorinë Osmane, haremi ishte “institucion” i ngulitur tek udhëheqësit e vendit, duke nisur që nga sulltani e deri tek ministrat e Portës së Lartë.

Vajza të reja, në pjesën më të madhe të rasteve përfshiheshin me forcë në këto hareme për t’u shërbyer ‘padronëve’ të tyre me të gjitha mjetet e mënyrat.

Por kjo nuk ka penguar Zonjën e Parë të Turqisë, Emine Erdogan që të mbrojë këto hareme.

Mediat turke deklarojnë se gjatë një takimi jozyrtar, zonja Erdogan ka mbrojtur haremet e Perandorisë Osmane duke deklaruar se ato ishin ‘institucione edukative që përgatitnin femrat për jetën”.

Kjo deklaratë e saj mbërrin një ditë pas deklaratës së bashkëshortit, Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se “gratë janë fillimisht nëna, pastaj vijnë të tjerat”.

Presidenti turk është i njohur për deklaratat e tij që ngjallin shpesh kritika, mes të cilave edhe ajo kur tha se “burri dhe gruaja nuk mund të jenë asnjëherë të barabartë”.