Unë nuk kam ndërmend të tërhiqem para kohe, kurse funksionimi im i mëtejshëm, do të jetë në përputhje me ligjin, tha për Makfax prokurori i shtetit, Marko Zvërlevski, transmeton FOL.

Portali ‘Svedok’, duke cituar burime në Këshillin e Prokurorëve Publikë njofton se “prokurori publik Zvërlevski do të japë dorëheqjen për të lejuar Këshillin të caktojë një zëvendës prokuror, funksion që është i përhershëm dhe nuk i nënshtrohet afatit të rizgjedhjes”. Kjo, sipas planit të bërë mes OBRM-PDUKM dhe BDI-së, siç thotë portali, duhet të ndodhë këtë javë, për të shmangur formimin e qeverisë, e cila sipas paralajmërimeve, së pari do të kërkojë shkarkimin e drejtorit të BJB në MPB Mitko Çavkov dhe Prokurorit Publik Marko Zvrlevski.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në disa intervista, njoftoi ndryshimin e Zvërlevskit, si një nga prioritetet e tyre.