Prej 31 majit në Zvica planifikon lehtësimin e masava në sektorin publik. Lehtësimi i masava u paralajmërua nga Qeveria pas konsultimeve me 26 kontone të shtetit helvetik.

Me vendimin, do të lejohen të gjitha ngjarjet më të mëdha kulturore dhe sportive, si dhe dhe tubime në ambient të hapur me deri 300 vizitorë.
Lehtësimi i propozuar po ndodh pasi Zvicra regjistroi 1.539 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe pasi më shumë se dy milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, që është një e katërta nga popullata e përgjithshme.
Qeveria zvicerane, po ashtu, planifikon të lejojë tubime deri në 3 mijë persona vetëm për të vaksinuarit nga korriku. Këto masa më të reja kanë të bëjnë me diskoteka, të cilat megjithatë do të mbeten të mbyllura, ndërsa ngjarjet private janë kufizuar në 10 persona në ambient të mbyllur dhe 15 persona në ambient të hapur.