Shqipëri – Izrael do të luhet në “Loro Borici”

Lajmi i përhapur se fusha e stadiumit të Shkodrës nuk është gati për ndeshjen e 12 nëntorit është hedhur poshtë nga ana e drejtorit te terreneve sportive në FSHF, Pal Dajci i cili ka konfirmuar  se pas punimeve të kryera fusha është në gjendje optimale.

“Fusha është në gjendje optimale dhe mund të luhet futboll që nesër, por gjithsesi Vllaznia duhet ta na presë dhe pak pasi do ishte më mirë që impianti të rihapet për ndeshjen e 12 nëntorit me Izraelin”, tha Dajçi.

“Është punuar shumë që gjithçka të jetë gati për ndeshjen e kombëtares dhe dua të falënderoj me këtë rast dhe punëtorët që kanë bërë një punë të shkëlqyer”, shtoi ai.

“Më 12 nëntor, Shqipëri-Izrael do të luhet në “Loro Borici”, ka than Dajçi për Supersport.