Marrëdhëniet perfekte ndërtohen nga dashuria dhe besimi. Ju duhet ta kuptoni edhe heshtjen e partnerit për ta mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme.

Çdo çift ka nevojë për kuptim të ndërsjellët në mënyrë që të arrihet niveli më i lartë i marrëdhënies.

Kështu, nëse dëshironi që i dashuri juaj të qëndrojë besnik ndaj juve përgjithmonë, ju duhet t’ia thoni këto 5 gjëra në mënyrë që ta bëni atë të lumtur, shkruan Gazeta Express.

1. Thuaj çdo ditë se është i veçantë për ty – Ju duhet t’ia thoni partnerit tuaj shumë shpesh se si ai ua ka ndryshuar jetën. Kjo frazë e thjeshtë mund të krijojë një ‘magji’ në jetën tuaj.

2. Thuaj që ka zemër të bukur – Thuaj atij se e adhuron mënyrën se si ai kujdeset për ty. Është e lehtë të gjesh fytyra të bukura, por është e vështirë të gjesh një zemër që merr frymë veç për ju.

3. Vlerësoni idetë e tij – Filloni të interesoheni për gjërat e vogla të tij. Diskutoni çështje të ndryshme me të dhe vlerësoni pikëpamjet e tij. Lëreni atë ta kuptojë se ai është i rëndësishëm për ju.

4. Ndihmoje në përmbushjen e ëndrrave – Ju duhet që të tregoni mbështetje dhe dashuri për partnerin tuaj shumë shpesh. Thuaj atij që do të ketë sukses në jetë. Qëndroni afër tij në kohët e tij më të vështira.

5. Të dua – Është gjëja më e rëndësishme që duhet t’ia thoni të dashurit çdo ditë. Ju keni nevojë që t’i shprehni ndjenjat dhe ta bëni atë të ndjehet special. “Të dua” bën me të vërtetë mrekulli!